Home » Vepra by Branko Merxhani
Vepra Branko Merxhani

Vepra

Branko Merxhani

Published 2003
ISBN :
Paperback
504 pages
Enter the sum

 About the Book 

Për lexuesin shqiptar, Branko Merxhani ka mbetur një emër mes së njohurës e së panjohurës: i ndeshur dikur në një revistë të moçme, i ngatërruar ja me njëfarë Histori e Perandorisë Osmane në Ballkan, ja me diç si përkthime mësimesh të Frojdit- emërMorePër lexuesin shqiptar, Branko Merxhani ka mbetur një emër mes së njohurës e së panjohurës: i ndeshur dikur në një revistë të moçme, i ngatërruar ja me njëfarë Histori e Perandorisë Osmane në Ballkan, ja me diç si përkthime mësimesh të Frojdit- emër i lidhur me një artikull të zhurmshëm titulluar Pse nuk jam marksist?, a me një shkrim përkujtimor të paradokohshëm përfund një faqeje gazete. Këtë fat, të njohjemosnjohjes, ia plotësoi atij edhe prejardhja e vagullt: një qytet anonim i Turqisë, vitlindja e pasigurtë aty nga fundi i shek. XIX, guvernantja (a nëna?) gjermane, kolegji anglez (a francez?) në Izmir, studimet për turkologji, studime të tjera në Gjermani (a Austri?), ardhja e parë në Gjirokastër, një shërbim i gjatë në Ankara, kthimi në Tiranë, një pinjoll i mendësisë lindore që u tregon shqiptarëve rrugën e Perëndimit, ikja përfundimtare, kështu gjithnjë: gjysëm mjegull – gjysëm njeri.E pra, Branko Merxhani është një prej atyre mendimtarësh që për historinë e kulturën shqiptare do ta meritonin të quhen publicistë gjenialë: një F. Konicë i Albania – s, një Gj. Fishtë i Hyllit të Dritës, një F. Nol i Diellit të Bostonit. Pasardhës i tyre kronologjikisht, Merxhani shfaqet si një ndër konfiguruesit dhe galvanizuesit më përfaqsimtarë të mendimit social e filozofik të inteligjencies shqiptare të viteve 30, ndonëse një karakteristikë kardinale do ta dallojë prej mjeshtërve paraardhës.